Çfarë shifrash për Mbappe. PSG “thyen” bankën, mësoni sa i ofron për rinovimin

0
183

Pak javë më parë, “Bild” hodhi bombën se Kylian Mbappe ka firmosur tashmë me Real Madrid dhe madje shifrat u bënë publike. Bëhej fjalë për shifra të çmendura në marrëveshjen mes francezit dhe klubit të Florentino Perez, më konkretisht afro 50 mln Euro në vit do të merrte lojtari që shënoi ndaj spanjollëve në Champions

Por duket se ai gol ndaj madrilenëve dhe situata te PSG, afrimiteti me tifozët dhe drejtuesit kanë lëkundur Mbappe dhe sipas “The Indipendent” ka bisedime serioze për rinoviminin e kontratës me Al-Khelaifin.

Ky i fundit ka vendosur të thyej bankën për të bindur Mbappe të firmosë teksa i ka ofruar 62 mln Euro në sezon.

Çmenduri totale, thuajse 1.2 mln euro në javë për Mbappe që ka tashmë në tryezë ofertën më të mirë ekonomike që i është bërë ndonjëherë ndonjë lojtari profesionist./Ora News.