Championship-i ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme, duke dhënë verdiktet e mbetura të sezonit, me Uest Bromuiçin, skuadrën e dytë që ngjitet direkt në Premier Ligë pas kampionëve të Lids Junajtidit.
Skuadra e Slaven Biliçit rikthehet në elitë pas dy sezonesh në kategorinë inferiore, ndërkohë që Fulhami, Kardifi dhe Suonsi shkojnë në “play off” dhe do të luftojnë për biletën e fundit që të dërgon në elitën e futbollit ishullor. Uigani, Çarltoni dhe Hall Siti ranë në Ligën e Parë.
PANORAMASPORT.AL