Chelsea kampion, për herë të parë fiton Botërorin për Klube

0
149

Pak më shumë se 120 minuta lojë iu deshën Chelseat që për herë të parë në historinë e tyre të shpallen kampionët e botës për Klube.Në finale e madhe të Botërorit për klube ku Chelsea vinte për herë të dytë si finalist, arritën të mposhtnin me vuajtje Palmeiras, fituesin e Libertadores në Abu Dhabi me rezultatin 2-1.Chelsea kishte një përforcim të rendësishëm në stol teksa Tuchel i shëruar nga Covid-19 iu bashkua skuadrës në Emriatet e Bashkuara Arabe ndërsa për pjesën tjetër mendoi Lukaku që shënoi golin e dytë në këtë Botëror dhe të parin e ndeshjes në 55’ pas disa insistimeve radhazi nga anglezët.

Gjithsesi nuk zgjati shumë avantazhi pasi Veiga me një penallti të fituar vendosi barazpeshën në 64’ duke e çuar sfidën në barazim dramatik dhe skuadrat shkuan në shtesa.

“Blutë e Londrës”, shtuan presionin dhe me zëvendësimet e duhura, Azpilucueta pak para fundit të ndeshjes fitoi një penallti të shndërruar në gol nga Kai Havertz.

Ky ishte dhe goli i fitores së madhe pasi ndeshja mbaroi pas 120 minutave betejë dhe Chelsea shijon për herë të parë një trofe të tillë në historinë e tyre./Ora News/.