Chelsea synon ta rikthejë Hazardin

0
155

Ylli belg ka dështuar deri tash në Madrid dhe në Londër do të mundë ta rikthente formën e dikurshme

Chelsea po mendon për rikthimin e Eden Hazardit.

Ylli belg ka dështuar ta tregojë veten në Real Madrid, ku konsiderohej si një transferim i madh.

30 vjeçarin e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë tek “Los Blancos”.

Dhe tash, mediumi “El Nacional” shkruan se “Blues” e kanë në opsion rikthimin e tij në “Stamford Bridge”.

Derisa Hazard shkoi në Madrid për ta kërkuar suksesin, Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve pa të, përcjell “Gazeta Express”.

“Mbretërit” do të ishin të gatshëm ta shesin futbollistin ofanziv për një çmim të arsyeshëm.

Mbetet të shihet nëse oferta e “Të Kaltërve” do të jetë bindëse për gjigantin madrilen.

Nga ana e tij, ish-futbollisti i Lillet do ta mirëpriste një rikthim në klubin ku e arriti kulmin e karrierës. /Gazeta Express/