Chilavert sulmon Maradonën: Nuk ka fituar as 1% të trofeve të Messit

0
346

Detyra e tij ishte të shmangte golat, por shumë i ka shënuar. Jose Luis Chilavert ishte një portier goleador (ka shënuar 62 gola gjatë karrierës së tij), ka qenë i vlerësuar për cilësitë e tij në fushë, por kurrë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me legjendën e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, “armiku” i tij sportiv kur paraguaiani luante për Velez dhe El Pibe de Oro vishte fanellën e River Plate.

I intervistuar nga “Radio Rivadavia”, Chilavert la lëshuar një “shigjetë” në drejtim të Maradonës, teksa krahason trofetë e tij me ato të Lionel Messit, edhe pse “Pleshtit” i mungon shumë Kupa e Botës.

Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i planetit, argjentinasit duhet ta falënderojnë që zgjodhi Argjentinën dhe jo Spanjën. Ndien kënaqësi të madhe teksa e sheh të luajë. Maradona nuk ka fituar as 1% të trofeve të Leos”, thotë ish-portieri.

Rivaliteti mes Chilavert dhe Maradonës i ka rrënjët në një ndeshje të luajtur në Argjentinë, në të cilën “gardiani” paraguaian shënoi nga goditja e lirë.

“Ka treguar mungesë respekti ndaj meje dhe unë iu përgjigjja me të njëjtën mënyrë: i thashë se duhet të ketë kujdes, se ishin gati kontrollet anti-doping. Kjo e nxehu shumë”, kujton Chilavert.

© SYRI.net