Ciara shfaqet pothuajse e zhveshur në festën e Vanity Fair, komentuesit shpërthejnë ndaj këngëtares: Turp, je nënë dhe grua

0
90

Dalja e Ciarës në festën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Oscarit shkaktoi reagime të ndryshme nga publiku. Këngëtarja u shfaq me një fustan të tejdukshëm dhe të brendshme të vogla të zeza, duke lënë gjoksin zbuluar. Ashtu siç pritej, kishte nga ata që bënë komente lavdëruese në rrjetet sociale për pamjen e saj, por kishte të tjerë që e konsideruan këtë veshje “të tepërt dhe të papërshtatshme” për një nënë të tre fëmijëve.

Këngëtarja ka dy djem dhe një vajzë me bashkëshortin e saj, Russell Wilson, i cili mesa duket nuk është shqetësuar fare nga pamja zbuluese e të dashurës të tij, pasi ishte ai që e shoqëroi në event.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë nga komentet e miqve të saj online nën postimin e saj në Instagram shkruanin: “Turp të kesh, ju jeni nënë dhe grua, si mund të shfaqeni kështu?”, “Një grua e martuar duhet të tregojë pak respekt, të më fali burri”, “a është kjo mënyra më e mirë për të ndikuar tek gratë e reja që frymëzohen nga ju? Të jesh lakuriq?’