Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë

0
345

E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t’i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.

Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.

“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.

Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.

  • “Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.
  • “Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.

Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.