Vitin e kaluar, skandali i Loredanës me çiftin zvicerian bëri bujë të madhe në media.
Reperja ndodhet ende nën hetim dhe rrezikon të dëbohet nga Zvicra, nën akuzën e zhvatjes.
Skandali është rikthyer sërish dhe çifti zvicerian kanë dhënë së fundmi një intervistë për “20 Minuten”, gjatë së cilës e kanë fajësuar Loredanën për gjendjen e tyre të vështirë ekonomike.
Zonja Petra dhe bashkëshorti pretendojnë se kanë humbur një total prej 655.000 eurosh për shkak të reperes.
Në Twitter ka nisur një fushatë kundër saj “Bojkoto Loredanën”, në mënyrë që njerëzit të mos e dëgjojnë më muzikën e saj.
© SYRI.net