Sokol Cikalleshi, i cili sot njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja, do të mbetet pjesë e historisë, sipas Jasir Asanit.Përmes një statusi në “Facebook”, Asani vlerëson Cikallleshin, që sipas tij ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi dhe i uron suksese në hapat e radhës.
“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.
Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”.
Një ditë pasi Silvinjo e la jashtë listës paraprake për Euro 2025, Cikalleshi njoftoi tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja. Ai shprehet krenar për përfaqësimin e fanellës kuqezi, ndërsa fundin e rrugëtimit e quan të bukur, ndonëse mënyrën e fundit nuk e zgjodhi vetë.
Top Channel