Cila është dieta e duhur në bazë të moshës që e keni

0
470

Parimet themelore të një diete të shëndetshme nuk ndryshojnë edhe shumë. Tanimë të gjithë e dimë që një dietë e shëndetshme përbëhet nga konsumimi i perimeve dhe frutave të shumta, shmangia e ushqimeve artificale, sheqerit e kripës. Mirëpo në disa fusha, dieta mund të ketë ndryshime shumë të vogla në mes të grupmoshave.

Në vitet e 20-ta

Ndërsa mbaroni shkollën dhe futeni në punë, trupi juaj dhet të jetë në gjendje të vazhdoj me ndryshimin. Kështu, gjatë kësaj moshe ju keni nevojë për më shumë kalcium, qumësht, zarzavate dhe shumë perime.

Më vitet e 30-ta

Një dekadë e ngjeshur për të gjithë , në këtë moshë duhet të përqëndroheni mjaft shumë në ngrënien e vakteve të rregullta dhe në një dietë te ekuilibruar. Duhet të keni sidomos kujdes që të mos shtoni peshë, të hani vazhdimisht fruta dhe të keni kujdes në konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit.

Në vitet e 40-ta

Në këtë moshë ajo çfarë ju duhet është të mbani një peshë të duhur, duke ngrënë sa më shumë perime, dhe ushqime të pasura me minerale, për të shmangur paraqitjen e sëmundjeve.

Në vitet e 50-ta

Duhet të hani ushqime të dendura ushqyese, merrni sa më shumë kalcium dhe kontrolloni ngrënien e tepërt. /Gazeta Express