Cilësia e mësimit në vend: 14% e nxënësve në fillore nuk kuptojnë ato që lexojnë

0
172

Në Shqipëri, rreth 14 për qind e nxënësve në ciklin fillor kanë vështirësi të kuptojnë dhe interpretojnë ato që lexojnë. Është ky një ndër përfundimet e një përmbledhjeje të realizuar nga Banka Botërore dhe UNESCO, në të cilin rezulton se varfëria në arsim në vend është 5.4 për qind më e lartë se vendet e Rajonit, Europës apo Azisë Qendrore.

Dokumenti vlerëson se shpenzimet vjetore për fëmijë të moshës së arsimit fillor në Shqipëri janë 4,772 USD, shifër kjo 43.1 për qind më e ulët se mesatarja e Rajonit, Europës dhe Azisë Qendrore.

Sipas përcaktimit të Bankës Botërore, varfëria në mësim ndodh atëherë kur një fëmijë është i paaftë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të shkurtër, i përshtatshëm për moshën 10 vjeç.

A2