‘City Football Group’ – Pronari i Manchester City-t nuk ndalet, blen ekipin e 10-të

0
225

Sheikët arabë, “City Football Group”, të cilët kanë në pronësinë e tyre klubin e njohur anglez, Mançester Siti, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Image

Së fundmi ata kanë blerë klubin e 10-të dhe tashmë shtojnë numrin e klubeve që kanë në pronësinë e tyre. Ditën e sotme kanë zyrtarizuar marrjen në pronësinë e tyre të klubit francez të Trojes, i cili militon në Ligën e dytë.

Image

Kujtojmë se “City Football Group” tashmë ka në pronësinë e tyre skuadrat e: Girona Girona (Spanjë), Lomel (Belgjikë), Melbërn Siti (Australi), Montevideo Siti Torke (Uruguai), Mumbai Siti (India), Nju Jork Siti (SHBA), Sinçuan Jiuniu (Kina), Trojes (Francë), Jokohama F. Marinos (Japoni).

Shumë shpejt PSG-ja, e cila gjithashtu është në pronësinë e sheikut Naser Al-Khelaifi, pritet të ketë një konkurrent tjetër në Francë, nëse ata investojnë njëjtë siç kanë bërë te Mançester Siti.

Image

© SYRI.net