Teksa po mbahet në Kuvend seanca e fundit për këtë legjislacion, shumica e deputetëve e kanë sot ditën e fundit si ligjvënës, pasi në Shtator pjesa e tyre dërrmuese do të duhet të kthehen në jetën e tyre ‘të thjeshtë’.
Njëra prej tyre që nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit është edhe Majlinda Halilaj, e famshme për fjalimet e saj, që nuk i lexonte dot dhe ”këpuste” terma të rinj, siç ishte dhe ai i “kërpëratës”.
E pyetur sot nga gazetarët nëse do ti vinte keq që nuk do të ishte më deputete, ajo ka thënë se jo, ndërsa nuk ka dashur që të japë një përgjigje se cili ka qenë ligji më i rëndësishëm që kam votuar.
BISEDA ME GAZETARËT:
Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?
Halilaj: Jo nuk më vjen keq.
Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?
Halilaj: E kemi përmbushur.
Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?
Halilaj: Besoj se kam punuar shumë
Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?
Halilaj: Ç’ju duhet juve?
Fax