Çka është endometrioza dhe cilat janë simptomat?

0
219

Endometrioza është një çrregulllim që ndodh në mitër, ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në endometër, rriten jashtë tij. Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike. Rrallë herë, indet mund të shpërndahen edhe jashtë këtij regjioni. Sipas statistikave botërore, gjatë veprimtarisë së tyre riprodhuese, rreth 176 milion gra në botë janë të prekura nga endometrioza, sëmundje që mund të çojë deri në infertilitet.

Endometrioza është gjendje kronike, e shpeshtë që e karakterizon prania e indit endometrial të implantuar në vende jashtë mitrës, në vende që normalisht nuk do të duhej të ishte. Këto pjesëza të endometriumit mund të hasen në regjione të ndryshme të trupit, por më së shumti mund të gjenden në vezore, në shtresën e pelvikut pas mitrës, ose në pjesën e sipërme të vaginës. Shumica e tyre diagnostifikohen në mes të moshës 24 deri 40 vjeçare. Megjithatë simptomet e endometriozës varirojnë në paciente të ndryshme, disa i kanë më të theksuara e disa mund të mos kenë fare simptoma, prandaj gjithmonë nevojitet konsultimi me mjekun gjinekolog.

Simptomat

-menstruacione të dhimbshme dhe të shtuara

-dhembje në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës

-dhembje gjatë marëdhënieve seksuale

-gjakderdhje në mes të cikleve menstruale

-vështirësi për të ngelur shtatzënë, infertilitet

Dhimbja varet shumë nga individi por shumica e femrave kanë dhembje në mes të këmbëve dhe tek pjesa e poshtme e barkut. Disa kanë dhembje gjatë gjithë kohës, disa kanë vetëm gjatë ciklit menstrual ose gjatë mardhënieve seksuale apo kur shkojnë në tualet.

Diagnostifikimi i endometriozës

Metoda më e saktë për vërtetimin e endometriozës është laparaskopia diagnostike. Gjatë laparaskopisë me anestesi të përgjithshme, mjeku hyn në hapësirën e barkut dhe me anë të kameras sheh vatrat e dyshimta në gjithë hapësirën e pelvikut përfshirë mitrën, vezoret, murin e pelvikut por edhe pjesët e sipërme të abdomenit. Nëse ka vatra të dyshimta endometriotike, merret një pjesë (biopsi) për testim laboratorik për të verifikuar diagnozën. Por mjeku mundet edhe ta trajtoje menjëherë vatrën e endometriozës.Pas këtij trajtimi zakonisht pacientja mund të kthehet Brenda ditës në shtëpi.

Trajtimi i endometriozës

Nuk ka ndonjë trajtim të veçantë për endometriozën dhe në të shumtën e rasteve është mjaft e vështirë për tu trajtuar. Trajtimi përfshin:

-terapinë për lirimin e dhembjes,

-uljen e rritjes së endometriozës,

-shërimin e infertilitetit,

-prevenimin e rikthimit të sëmundjes.

Expres