Prej pak kohësh, lart e poshtë thuhet se Getinjo i ka dedikuar një diss reperes Melinda Ademi në këngën e tij “Selfmade”.
Kënga ka rreth një vit që është publikuar, por hakmarrja serviret e ftohtë dhe duket se tashmë ka qenë momenti i përshtatshëm për Melindën që t’i kthejë “borxhin” reperit.
Vetëm pak orë më parë, ajo dhe Gjiko publikuan hitin më të ri të kësaj vere të titulluar “X5” dhe fansave u bënë përshtypje rreshtat e këngës.
Që në fillimin e saj, Melinda përmend emrin “Pretty motherfucker”, të cilin Getinjo e mban në bio-n e tij.
Në InstaStory, Getinjo ka publikuar një video ku bën sikur po e merr lemza, pasi “dikush e ka përmendur”.
Asnjëra prej palëve nuk ka preferuar të flasë hapur, ndaj duket se do të kemi diss-e të ardhshëm!