Çkodonte telefona, i formatonte dhe më pas i shiste/ Arrestohet 36 vjeçari, Policia: Dokumentuam me prova 473 raste

0
26

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wiper” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Ndalohet një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatësh telefonikë, i cili duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, pas interceptimit te pulsimeve dixhitale, si dhe në zbatim të Vendimit nr. 5336, datë 01.10.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëiper”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. V., 36 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, “Ndërhyrja në të dhënat e topografisë së qarkut të gjysmë përçuesit”, dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, parashikuar nga nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.

Shtetasi E. V. dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkËeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë. Kështu, ky shtetas ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre.

Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.