Clooney dhe Amal drejt divorcit?

0
300

Çiftet në botë janë vënë në provë gjatë karantinës. Një pjesë e tyre, izolimi i ka ndihmuar në forcimin e dashurisë e të tjerë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kur bëhet fjalë për martesën e George Clooney dhe Amal Alamuddin duket se është në krizë, e kjo për shkak të karantinës e bashkëjetesës së detyruar.

Ka zëra në qarkullim që pohojnë se dyshja është gati për divorc. Por, kjo nuk është hera e parë që dalin thashetheme të tilla dhe ata kanë rezistuar.

Pasi kaloi shumë vite si beqari i artë i hollivudit, George dukej se gjeti femrën ideale, Amal Alamuddin. Çifti u martua në Venecia me një ceremoni përrallore në shtator 2014. Janë prindër edhe të dy binjakëve dhe në këto gjashtë vite, disa herë kanë qarkulluar zëra për krizë dhe ndarje. Mjaftonte që ata të dy të mos shfaqeshin diku së bashku dhe shpërthenin zërat për divorc.

Disa muaj më parë u tha se ishin të ndarë në shtëpi, më pas se ishin divorcuar dhe në fund rezultuan “fake neës”. Në fakt, të dy ata prej kohësh nuk janë shfaqur së bashku për të qetësuar fansat. Për të kuptuar se si janë gjërat në të vërtetë, mbetet të pritet deri sa t’i rishohim bashkë, krah njëri-tjetrit, të lumtur dhe të qeshur.

realnews