“Çmenden” arabët, 700 milionë dollarë Cristiano Ronaldos për 2 vite e gjysmë

0
100

Statusi “pa skuadër” i Cristiano Ronaldos mund të zgjasë shumë pak sepse Jorge Mendes është vënë në lëvizje për të sistemuar portugezin pas “divorcit” me Manchester United.

Në lojë është futur edhe vetë familja mbretërore e Arabisë Saudite për të afruar numrin 7 të skuadra e Al-Nassr, një prej klubeve më të fortë të këtij vendi.

Oferta është e thjeshtë; dy vite e gjysmë kontratë nga e cila Ronaldo do të përfitojë rreth 700 milionë dollarë neto.

Shuma e çmendur duket se e ka bindur sulmuesin luzitan ta pranojë ofertën edhe pse dëshira e tij është që të vazhdojë në SHBA ku asnjë klub i MLS nuk i afriohet një page të tillë.