Rikthehet moti i keq këtë fundjavë. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që nesër (e premte, datë 14) do të ketë reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Po sipas IGJEUM, në veri të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 900m mbi nivelin e detit.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 16 °C
në vendet e ulëta: 12 / 15 °C
në vendet malore: 8 / 12 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.