Çmenduri në “Kamp Nou”, Interi shënon për herë të dytë, por zgjohet Barcelona për 2 minuta

0
3

Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it.

Takimi është bllokuar që në sekondat e para të saj me skuadrën e Inzaghit që ka kaluar në avantazh.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Dumfries kroson në zonë për Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte.

Dhe pas 19 minutash zikaltrit do të shënonin një tjetër gol spektakolar.

Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”.

Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.