“Çmenduritë” e motit, Porja: Do kemi një javë me dy fytyra – nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës

0
3

Mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore.

Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri dhe Puka kanë regjistruar vlera minimale që shkojnë nga -3 deri në -5 gradë Celsius.

Korça gjithashtu mbetet në vlera negative me -2 gradë. Pavarësisht se mesdita sjell një rritje të lehtë deri në 14 gradë, temperaturat mbeten tipike për muajin janar.

Fillimi i Javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë