Çmime të papërballueshme në Elbasan, qytetarët stepen të blejnë edhe në markatë

0
819

Tregu kryesor ushqimor në qytetin e Elbasanit edhe pse është ndër vendet me çmimet më të lira të produkteve ushqimore, duket se edhe ai po bëhet i papërballueshëm për shtresat në nevojë, që janë kryesisht pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Rënia e shitjeve reflekton rritjen e çmimeve, të cilat kanë bërë që qytetarët të marrin vetëm gjërat e domosdoshme, edhe ato me shumë sakrificë.

Shumë shtrenjtë, të gjitha, në raport me pensionin është katastrofë, marr 150 mijë lekë”, i thotë A2 CNN një prej qytetarëve në treg.

“Unë marr 90 mijë lekë, dikur bija pesë vezë, tani do të marr vetëm tre”, shton një zonjë aty.

Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se rritja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, nuk varet nga ato, por nga pikat e grumbullit të cilat herë pas here rrisin çmimet e mallrave me shumicë, rritje e cila reflektohet edhe në tregun fundor, ku përballet çdo ditë qytetari.

A2