Çmime të reja për karburantet, ulet nafta e benzina, gazi i pandryshuar

0
263

Bordi i Transparencës, ka ulur çmimin e naftës dhe të benzinës, ndërkohë çmimi për gazin ka ngelur i pandryshuar.

Prej ditës së sotme në orën 18:00  çmimi i naftës do të  jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.