Rritja abuzive e çmimeve të produkteve të shportës ka bërë që shtresat vulnerable në Elbasan të jenë në vështirësi për të siguruar bukën e gojës. Në dyqane çmimi i vajit është rritur në mënyrë abuzive duke kapur vlerën e 300 deri në 320 Lekëve.
Përveç rritjes së çmimit të vajit rritje kanë pësuar edhe produkte të tjera bazë si mielli, orizi, buka etj. Kjo rritje e çmimeve duket se po kthehen të papërballueshme situatën për qytetarët të cilët me të ardhurat e tyre nuk munden të blejnë as këto produkte bazë për jetesë. Qytetarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë një rritje të tillë nfaj kanë filluar të kursejnë edhe në konsumim.
Elbasani vijon të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të familjeve të varfra, numër ky që duket se do të vijojë të rriten nga rritja e kostove të jetesë./Elbasani flash