Çmimet e larta të frutave në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport

0
112

dhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve.Produktet e shportës mbeten me çmime të larta dhe të papërballueshme sidomos për pensionistët.

Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport ndërsa në tregjet tona shiten fruta e perime qe vijnë nga Turqia e Maqedonia.

Të ndodhur në të tillë kushte qytetarët blejnë vetëm ushqimet e domosdoshme.