Çmimet prekin majat

0
156

Çmimet e shërbimeve dhe të produkteve të konsumit kanë shënuar rritje të ndjeshme në vend duke vështirësuar edhe më tej jetën e qytetarëve. Sipas raportit të fundit të INSTAT, kostoja e transportit është rritur me 21.7 për qind ndërsa produktet ushqimore kushtojnë 11.4 për qind më shumë për qytetarët

Rritja e çmimit të karburanteve dhe kriza në Ukrainë ka sjellë rritje të çmimeve që prekin direkt jetesën e familjeve në shqipëri sidomos ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sipas raportit të instar krahasuar me muajin maj të vitit të shkuar kosto e transportit u shtrenjtua me 21.7 për qind.

Më tej janë ushqimet ato që bëhen gjithnjë e më të kushtueshme duke u rritur me 11.4 për qind.

Në këtë kategori është vaji që ka njohur ndyshimin më të fortë me 29 për qind më shumë e më tej buka, djathi, qumështi dhe veza me 18 për qind, reçeli e ëmbëlsirat dhe zarzavatet u shtrenjtuan nga 15 deri ën 13 për qind e më tej mishi me 7 për qind

Po ashtu edhe kafenetë, pijet alkoolike dhe duhani u shtrenjtuan me rreth 5 për qind.

Për të përballuar këtë situatë deri më tani qeveria miratoi subvencionimin e pensionistëve me 3 mijë lekë për tre muaj me radhë.

Sipas dokumentit të INSTAT krahasuar me muajin prill ka një ulje të shpenzimeve për argëtim me 3 për qind ndërsa në fushat e tjera ndikimi është thuajse i pandjeshëm

Ndërkaq në muajin prill me vendim të qeverisë u vendos rishikimi i pensioneve duke i rritur me 3.1 për qind ndërsa paga minimale shkoi në 32 mijë lekë në muaj

Për të kontrolluar situatën e çmimeve u krijuan dy Borde të Transparencës ai për karburantet dhe ai për ushqimet bazë. Pavarësisht kësaj duket se kjo nuk ka ndikuar në stabilitetin e situatës.

Çmimet prekin majat