Çmontohen banda shqiptare në Spanjë, vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e futbollistit të njohur

0
136

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 7 persona të një rrjeti kriminal shqiptar, të cilët kanë grabitur vilën luksoze të futbollistit Ronaldo Nazario në Ibiza.

Sipas policisë banda shqiptare ka grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit.

“Policia Kombëtare ka zbërthyer një organizatë kriminale dedikuar grabitjeve në vila luksoze. Së fundmi banda shqiptare ka kryer një grabitje në shtëpinë e një futbollisti të njohur. Janë arrestuar shtatë persona të një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se sapo kishin kryer një grabitje në vilën e lojtarit Ronaldo Nazario në Ibiza, ku sekuestruan ora luksoze dhe bizhuteri në vlerë rreth tre milionë euro”, njofton policia spanjolle.