Çmontohet banda e trafikut ndërkombëtar të kokainës në Itali, në pranga shqiptarë, polakë e italianë

0
169

Hetimet investigative të antidrogës e të antimafies italiane të qytetit të Torinos të shtrira në territorin kombëtar dhe në shtetet  Shqipëri, Ekuador, Slloveni,  Poloni, Gjermani, e Zvicër kanë çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge të akuzuar për trafikun e një sasie lëndësh narkotike me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Torinos janë ekzekutuar 11 urdhër arrestime ndaj shtetasve shqiptarë, polakë dhe italianë me akuzën e pjesëmarrjes në grupim kriminal me aktivitet në narko-trafikun ndërkombëtar.

Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 80 kg kokainë e 7 kg marijuanë.

Mësohet se Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar në Guayaquil, Ekuador, për autoritetet italiane të Antimafias e Antidrogës, konsiderohet të jetë kapo i grupit të 11 trafikantëve të arrestuar gjatë operacionit te sotem.Në bashkëpunim me Eurojust e me autoritetet e drejtësisë sllovene janë kryer 30 kontrolle banesash, transportuar nga korrierë droge që udhëtonin me makina të modifikuara në Slloveni për të fshehur lëndën narkotike.