Në Valare të Gjirokastrës zor se gjen të rinj.
Fshatit i kanë mbetur vetëm të moshuarit.
“Ne jemi në mes të një rruge të madhe, ikën të gjithë.”
“Mezi i rritëm me sakrifica të mëdha. Tani u ndanë si zogjtë e kolpit, një andej një këndej.”
“Vetëm mosha jonë ka mbetur këtu me ndonjë bastun.”
Thonë se fëmijët u janë larguar pasi në vendin e tyre mundësitë për të ndërtuar jetën që dëshironin ishin të pakta.
“Nga halli ikin njerëzit, nga halli. Aq na merr malli për zërin e fëmijëve sa nuk ka ku të vejë. Gjumi na del në mes të natës.
Pa të rinj në fshat tokat kanë mbetur djerrë.
Të moshuarit halli i ka detyruar që ditët e pleqërisë t`i kalojnë me bagëti.
“Dy pensionista. Marr një pension që nuk na del për ilaqe.”
“Keq jemi në fakt. Jetojmë me të keq.”
Thonë se pensioni nuk u mjafton as për bukë e as për ilaçet që kurojnë problemet e moshës.
“Unë me tension 22 ai me tension ja rri me aparat me vete, skemi çfarë të bëjmë. Nuk del pensioni 100 mijë lekë. Unë 130 mijë i kam ilaqe. Ai 120 i ka ilaqe, 100 marr unë 100 ai.
Valareja është vetëm 7 km larg Gjirokastrës por as afërsia me qytetin e gurtë pasuri të UNESCO-s nuk e ka shpëtuar fshatin nga shpopullimi, fenomen që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë.