Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, veçanërisht për mua, për golin e shënuar”.Ishin fjalët e Kingsley Coman pas përfundimit të ndeshjes.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG u vendos nga ai , me një goditje me kokë në minutën e 59 pas një asisti të Kimmich.
“Ne e respektuam PSG dhe luajtëm një finale të shkëlqyeshme,” shtoi ai për “Sky Sport”.
Coman u rrit te ekipi i Parisit, “Unë kam një mik i cili për mua është si një ‘vëlla’ te PSG, por tani unë luaj për Bayern”. Një ekip i pathyeshëm në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, me 11 fitore në 11 ndeshje të luajtura: “Sekreti është trajneri . Ai solli besim, qetësi dhe një lojë perfekte “.
Një mbrëmje e madhe për Coman, ish-futbollistin e Juventus që e kujtoi Serinë A, kështu: “është një kampionat i shkëlqyer, kam mësuar shumë. Nëse jam si ky sot është edhe falë asaj përvoje”.
Coman e mbyll intervistën me një dedikim: ” Ky trofe është për një mik fëmijërie që nuk jeton më “.
© SYRI.net