Bashkëpunimi mes Interit dhe Antonio Contes e ka arritur fund pas vetëm një viti, sipas mediave italiane, të cilat njëzëri raportojnë se trajneri italian do të largohet të martën më së largu.
Kandidati i vetëm për ta zëvendësuar atë është Max Allegri, një tjetër ish-trajner i Juventusit, transmeton Gazeta Express.
Komentet e Contes pas humbjes së Interit 3:2 kundër Sevillës në finale të Ligës së Evropës treguan se ai nuk ka ndryshuar aspak në qëndrimet e tij që prej tërbimit që e shfaqi ndaj drejtuesve zikaltër publikisht pas ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A.
Conte ende është i zemëruar me drejtuesit e Interit për arsye të ndryshme, nga strategjia e transferimeve e deri të publikimi i çështjeve të brendshme në media.
Takimi vendimtar mes tij dhe klubit do të mbahet të martën, por mediat italiane këmbëngulin se i vetmi rezultat nga ai takim do të jetë shkëputja e kontratës me pajtim.
Interi nuk do ta shkarkojë Conten, sepse do t’i duhej ta paguante 10 milionë euro për dy vjet dhe zikaltrit janë duke e paguar Luciano Spallettit, i cili u shkarkua verën e kaluar. /Gazeta Express/