Në një intervistë të lëshuar për “Amici dello Sport”, belgu foli edhe për nisjen e raportit mes tij dhe Contes tek Inter si dhe fjalët e para të trajnerit ndaj tij: Mbaj mend që Conte me tha, Romelu në systemin e lojës time, ti nuk mund ta mbash më topin aq gjatë, por duhet ta kthesh mbrapa menjëherë tek shokët e skuadrës, siç bënë Lautaro.
Conte është i veçantë, pikërish për urat e komunikimit që vendos me lojtarët e tij. Ai po bën të njëjtën gjë edhe tek Napoli, me lojtarë si Kvaratskhelia apo McTominay. Ai është i aftë së bëri diçka të tillë”, theksoi ndër të tjera Lukaku.