COVID-19/ 130 milionë dollarë ndihmë financiare për 250 mijë punonjës

0
270

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se 130 milionë dollarë është shuma që është shpërndarë për qytetarët shqiptarë që u prekën në punën e tyre për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19.

Ministri tha se nga dy paketat financiare kanë përfituar rreth 250 mijë qytetarë. “Është një premtim i mbajtur. Dikush tha që është pak, por në raport me shumë vende të tjera nuk ishin pak”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai informoi edhe lidhur me një sondazh ku theksoi se shqiptarët e kishin referuar me shumë mbështetje në krahasim me shumë vende në rajon, atë mbështetje që qeveria i dha për të përballuar goditjen e rëndë që i dha koronavirusi.

“Dhe dje të gjithë cinikët që kalbëzojnë vetëdijen e tyre tek kritika, 99% pa baza dhe 1% nuk e di se çfarë apo edhe kritikët e shëndetshëm që na mësojnë e na përmirësojnë, asnjëri nuk e përmendi faktin e një informacioni, sondazhi që doli rajonal ku thuhet që shqiptarët e kishin referuar me shumë mbështetje në krahasim me shumë vende në rajon atë mbështetje që qeveria e dha për të përballuar goditjen e rëndë që i dha koronavirusi”, përfundoi Ahmetaj

atsh