Covid-19 i merr jetën ish drejtorit të shkollës “Onufri” në Elbasan

0
295

Ka ndërruar jetë këtë të hënë, kritiku i njohur i artit elbasanas, Astrit Lopari.

Lopari u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare, pas një beteje dy javore me koronavirusin.

Gjatë kësaj të hëne ai pësoi tri goditje në zemër, ku e fundit rezultoi fatale për jetën e tij.

Lopari drejtoi për një periudhë të gjatë me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.