Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 61-vjeçare, trajnerit të klubit të Montanës, Nikola Spasov, që militonte në elitën e futbollit bullgar.
Spasov ishte infektuar me virusin famëkeq dhe prej 3 javësh ishte i shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar.
Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes.
© SYRI.net