Konfirmohen pozitiv me Covid-19 dy efektivë të forcave Shqiponja.
Po ashtu i infektuar është konfirmuar edhe shoferi i drejtorit të policisë. Për të parandaluar përhapjen e virusit DVP Elbasan ka vendosur që efektivet e tjerë të skuadrës Shqiponja te patrullojnë me motorrë dhe jo me fugon. Ditën e djeshme në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë konfirmuar edhe dy efektivë të tjerë të infektuar me koronavirus. Të gjithë të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./Elbasaniflash.al