Covid 19, ka prekur dhe Samitin e më të fuqishmëve të botës. Është verifikuar rasti i parë pozitiv në perimetrin rrethues të punimeve të tij, e i izoluar nga autoritetet shëndetësore italiane.
Samiti i vendeve të G20 në Romë, po zhvillohet nën masa të rrepta anti-Covid.
Të gjithë personat e akredituar për të ndjekur këtë event global, duhet të jenë të pajisur me certifikatën shëndetësore e të kryejnë tamponin e shpejtë jo më shumë se 48 orë para samitit ose atë molekular me afat 72 orë.
Në dispozicion të gazetarëve të akredituar nga e gjithë bota e delegacioneve shoqëruese të 20 vendeve të G20, janvë vënë disa qëndra testimi anti-Covid të menaxhuara nga shërbimi shëndetësor i rajonit Lazio e bashkisë së Romës.
Ky shërbim ka informuar se është verifikuar rasti i parë pozitiv në ambientet e G20.
Bëhet fjalë për një gazetare pozitiv nga koronavirus e që u identifikua nga sistemi screeing në pikat e kontrollit të Media Center, qëndra e ngritur në dispozicion të gazetarëve, fotografëve dhe video operatorëve të mediave italiane e botërore.
Gazetarja është izoluar nën kujdesin mjekësor pranë një spitali Covid në Romë.
Janë mbi 800 gazetarë të akredituar nga të gjitha agjensitë e mediat botërore për të ndjekur punimet e samitit të ekomomive më të fuqishme të botës.