Covid-19 rikthehet sërisht në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Siç raporton abc news mësohet se janë konfirmuar pozitiv për koronavirusin dy oficerë të kësaj drejtorie.
Ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa nuk dihet ende se si janë infektuar.
Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë.
© SYRI.net