Për të dytën ditë rradhazi në qarkun e Elbasanit nuk është shënuar asnjë rast I ri me koronavirus. Edhe pse ISHP Elbasan ka vijuar punën në terren për të bërë të mundur gjurmimin dhe testimin e të gjithë të dyshuarve të cilët kanë shfaqur simptomat pas marrjes së tamponit të parë ata kanë rezultuar negative.
Aktualisht qarku I Elbasanit numëron 30 persona të prekur nga Covid-19 nga të cilët aktiv janë vetëm 10 ndërsa 20 të tjerë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Nga 10 rastet 8 I përkasin Bashkisë së Elbasanit ndërsa 2 I përkasin asaj të Belshit. Kur kanë kaluar tashmë më shumë se 3 muaj që nga konfirmimi i rastit me Covid-19 ne vendin tonë të paprekura nga koronavirus në qarkun e Elbasanit vijojnë të mbeten bashkitë e Prrenjsit,Gramshit, Cerrikut dhe Peqini të cilët nuk kanë konfirmuar asnjë rast me Covid-19.
Elbasaniflash.al