Për shkak të pandemisë shqiptarët do të bëjnë më pak pushime të planifikuara dhe më shumë pushime ditore. Ekspertët e turizmit shprehen se ky vit i ka detyruar disi qytetarët të pushojnë brenda vendit. Kjo pohohet edhe nga qytetarët të cilët gjithashtu thonë se janë edhe kushtet ekonomike që i penalizojnë të bëjnë pushime.
Izolimi për shkak të koronavirusit ka bërë që shuam qytetarë në marrëdhënie punë të humbasin pushimet vjetore duke i përdorur gjatë kohës kur kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, dhe kjo për ekspertët e turizmit do bëjë që pushimet kryesisht të jenë ditore.
“Po vazhdojnë të preferohen pushimet 1 ose 2 ditore.”
Operatorët turistik thonë se pandemia i gjeti të papërgatitur për turizmin brenda vendit, pasi nuk ka paketa turiste për shqiptarët këto zona turistike.
“Paketa turiste në të gjithë Shqipërinë janë të rralla. Preferojmë që të marrim vetëm hotelin.”
Edhe vet qytetarët e pohojnë se këtë vit do pushojnë në Shqipëri.
“Normal që na ka trembur, prandaj do të rrimë afër.”
Ndërsa të tjerë thonë se kushtet ekonomike nuk ua lejojnë të shijojnë verën…
“Nuk bëhen pushime në Shqipërinë tonë socialiste me 184 mijë lekë të vjetra.”
Pavarësisht se Veni është i hapur dhe rreth 97% e bizneseve janë rikthyer në punë, qytetarët përsëri thoin se kanë frikë të pushojnë.
“Nëse do të jetë sëmundja nëpër këmbë, frikë është.”
Këtë vit pandemia e koronavirusit do ti mbaj shqiptarët brenda kufijve të vendit për të pushuar.
ora tv