Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 9,1 milion, përkatësisht 9,192,751 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 474,445.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 122,610 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 51,407, Britania e Madhe me 42,647, Italia me 34,657, Franca me 29,633 dhe Spanja me 28,324.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 45 viktima dhe janë infektuar 1,995 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 4,939,422 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,7 milion raste aktive që presin të shërohen.
/Ora News.tv/