Pandemia e koronavirusit në Itali po shkon drejt reduktimit të numrit të personave aktualë aktivë, por vazhdon të shënoj viktima e raste pozitive.
Më 24 orët e fundit janë verifikuar 30 viktima me Covid-19 e 190 të infektuar më shumë.
Numri i përgjithshëm i viktimave pas një përllogaritje të re nga një gabim i korrigjuar i rajonit Trento ka shkuar në 34 644 e numri i të infektuarve në 239.410.
Numri i personave aktivë pozitive me koronavirus është 18.655.
Në 24 orët e fundit janë 1.526 të shëruar më shumë e numri total i tyre ka arritur në 186.111.
1.610 persona po kurohen në struktura spitalore e 107 në repartet e terapisë intensive.
/Ora News