Rekord viktimash nga Covid-19 në Itali.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 24 viktima, shifër që nuk regjistrohej prej 2 muajsh, më konkretisht prej datës 7 korrik.
Lombardia është rajoni me numrin më të lartë të viktimave, ku 9 pacientë humbën jetën.
Të infektuarit e 24 orëve të fundit janë 1,638, duke shënuar një ulje me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 1,907.
Në 24 orët e fundit janë kryer 103,223 tampone.
Pandemia po vë në vështirësi referendumin dhe zgjedhjet rajonale. Frika e infektimit ka bërë që mjaft anëtarë komisioni zgjedhjesh të dezertojnë e të heqin dorë nga pjesëmarrja e tyre.
Deri më tani në Itali janë shënuar 35.692 viktima e 296.569 të infektuar
Ora news