Covid-19 në shkollat e Elbasanit

0
265

Covid-19 vijon të përhapet në shkolla dhe zyrat e shtetit. Vetëm në qarkun e Elbasanit numri i mësuesve të prekur me koronavirus ka shkuar në 27, ndërsa në Belsh janë karantinuar nxënësit e një klase.

Koronavirusi vijon të përhapet në institucionet arsimore, ku vetëm në qarkun e Elbasanit konfirmohen 27 mësues të prekur me koronavirus.  Rastet e fundit janë shënuar në shkollën 9-vjeçare Jashar Dunga në Belsh, ku si pasojë e infektimeve mësohet se janë karantinuar nxënësit e një klase. Situatë shqetësuese është edhe në gjimanzin Konstandin Kristoforidhi në Elbasan, ku rezultojnë 3 mësues me Covid-19. Por pavarësisht rasteve me koronavirus, mësimi vijon./elbasaniflash.al