Covid-19 në Shqipëri/ 17 viktima në 24 orët e fundit, ngarkesë në spitale

0
237

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat më të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

Sipas saj, në 24 orët e fundit, nga 2186 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë, ndërsa  17 të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 839 numrin total të vdekjeve.

Aktualisht në 4 spitalet Covid janë të shtruar 484 qytetarë, nga të cilët 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 528 qytetarë duke e çuar në 19.912 totalin e tyre nga nisja e pandemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,
24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,
18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,
10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës,
5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,
3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

VIKTIMAT

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 705
Të shëruar ne 24 orë 528
Të shtruar në spitale 484
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.186

Testime totale 194.806
Raste pozitive 39.719
Raste të shëruara 19.912
Raste Aktive 18.968
Humbje jete 839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559