Nëna e Ronaldinhos, e infektuar me Covid-19, është shtruar në terapi intensive për shkak të situatës së rënduar shëndetësore.
Lajmin e jep vetë ish futbollisti brazilian përmes një postimi në Twitter.
“Të dashur miq, nëna ime është infektuar me Covid-19 dhe po luftojmë që të përmirësohet sa më shpejtë. Është shtruar në terapi intensive dhe po merr të gjitha kurat. Ju falenderoj për lutjet e tua, energjinë pozitive dhe afektin e treguar. Forca nënë”, shkruan Ronaldinho.

RONALDINHO DHE DASHURIA PËR NËNËN
Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është shumë i lidhur me nënën e tij, e cila u arrestua në Paraguaj vitin e shkuar lidhur me skandalin e pasaportave false, raporton Ora News.
Ronaldinho ishte shprehur se gjëja e parë që kishte bërë pas lirimit të saj ishte “ti jepja një puthje të madhe nënës sime”.
Kur i biri ishte fëmijë, Miguelina shiste derë më derë në Porto Alegre edhe pse ishte duke studiuar për infermieri.
Babai i Ronaldinhos humbi jetën duke u mbytur kur ish futbollisti ishte vetëm 8 vjeç.
Brazili është shteti i tretë më i goditur në botë nga Covid-19 me mbi 7 milionë të infektuar dhe mbi 180 mijë viktima.
/a.r,OraNews