Covid-19 prek mësuesit në Belsh

0
258

Dy mësues në shkollën 9-vjeçare “Jashar Dunga” në Kajan të Belshit kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Mësohet se mësuesit, deri para marrjes së përgjigjes së tamponit ishin të pranishëm në shkollë.

Pas konfirmimit të tyre, 10 nxënës janë vetizoluar. Ndërkohë, nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollës në këtë fshat.

Shkon në 27 numri i mësuesve të infektuar në qarkun e Elbasanit.

abcnews