Covid-19 “pushton” drejtorinë e Policisë në Elbasan, kush është i infektuari i katërt

0
275

Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në drektorinë e Policisë në Elbasan. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shefi i policimit në komunitet.

Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët.

Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.

Elbasaniflash

Ardit Murataj