Covid-19/ Rritet kurba e infektimeve të reja në Itali. Ja rajonet më problematikë

0
235

Vijon të pësojë rritje kurba e infektimeve të reja me Coronavirus në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, shteti apenin regjistron 4458 infektime të reja kundrejt 3678 të djeshëm ndërsa numri i viktima pëson një ulje të vogël: 22 kundrejt 31 të një dite më parë.

Lombardia vijon të mbetet rajoni më i goditur me 683 raste të reja, ndërsa shqetësim përbën edhe Campania e cila e ka tejkaluar sot teksa numëron 757 raste të reja kundrejt 544 të një dite më parë, raportojnë mediat italiane, përcjell Ora News.

Rajonet më problematike:

Campania: 757 infektime të reja në 24 orët e fundit; Lombardia 683; Veneto 491; Toscana 339; Puglia 248.

Lajm i mirë është numri i të shëruarve, 143 në repartet Covid dhe 21 në terapi intensive.

Sa i përket tamponëve të kryer, Italia ka regjistruar një rekord të ri, plot 128.098 të tillë në 24 orë.

Të dhënat e 24 orëve të fundit për të gjitha rajonet:

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 338,398 të infektuar dhe 36,083 viktima.

ora