COVID-19/ Studiuesit zbulojnë të dhëna shqetësuese rreth mutacionit të Kalifornisë

0
182

Që kur virusi koronavirus u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës në vitin 2019, një numër i madh variantesh të reja janë shfaqur në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e vëmendjes është përqendruar në muatcionet të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, pasi janë përhapur shpejt.

Por edhe varianti zbuluar në SHBA që mban emrin shkencor B.1.427 / B.1.429, është bërë shqetësues gjithnjë e më tepër në Kaliforni.

Sipas studimeve të reja, ai e rrit ngarkesën virale rreth dy herë më shumë se llojet e virusit që qarkulluan fillimisht dhe përhapet të paktën aq lehtë sa variantet e tjera të fundit dhe mund të jetë deri në 11 herë më vdekjeprurës.

Ky variant mund të mbizotërojë në 90 për qind të infeksioneve të shtetit deri në fund të marsit, thanë shkencëtarët për Los Angeles Times .

Dr Charles Chiu, profesor i mjekësisë laboratorike dhe ekspert i sëmundjeve infektive në UCSF, tha për LAT se virusi dukej të ishte më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme me midis 19 për qind dhe 24 për qind.

Përveç kësaj, duket se varianti i Kalifornisë ishte më efektiv në shmangien e antitrupave të prodhuar natyrshëm nga trupat e të mbijetuarve të COVID-19 ose të prodhuara nga vaksinat. Nivelet e antitrupave të prodhuar në përgjigje të variantit të Kalifornisë ishin dy herë më të ulëta. sb/abcnews.al/